E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse iPad do të kushtonte 300 dollarë, do të rezistonit?

Gjatë kësaj jave janë shfaqur në skenë disa thashetheme në lidhje me atë se Apple është duke u bërë gati për të paraqitur në treg tre modele të ndryshme të iPad në fillim të vitit 2012 dhe secila prej tyre ka një treg si synim: tregun e shtrenjtë, tregun e mesëm dhe tregun e lirë, ku ky i fundit përfshinë shkollat, bizneset dhe OJQ’t.

Gjersa jemi këtu vetëm keni parasysh sesi e ka definuar tregun Apple; iPhone 4S është për konsumatorët Premium (duke u bazuar edhe në kontrata), iPhone 4 është për secilin dhe iPhone 3Gs është për konsumatorin me xhep jo fort të mbushur (nëse merret me kontratë në SHBA nuk kushton asnjë cent).

Duke u nisur prej kësaj dikush mund të thotë se mund të shohim paraqitjen në treg të një iPad 3’i dhe më pas ridestinimin e secilës pajisje për secilin nivel të tregut, por me gjasë në anën e tabletëve nuk do të jetë kështu.

Sipas disa raporteve të paraqitura në treg del se ne me gjasë do të mund të shohim një iPad bazik me çmim prej 300 dollarë, që do të ketë specifika bazë si: ekran HD, mundësi për shfletim të uebit dhe një kapacitet solid të magazinimit (jo një nivel të këtillë gjigant siç ofrojnë tabletët ekzistues). E kush nuk do ta blinte? /pcworldalbanain/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›