E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapen 1.5 kg drogë, pranga poseduesve

Në qytetin bregdetar të Vlorës është bërë e mundur sekuestrimi i një sasi të madhe droge, ndërsa në pranga kanë rënë dy poseduesit.

Kështu, gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Portual, në vijën e parë të automjeteve që do të mbarkoheshin për në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, në një autobus janë gjendur 1.5 kg lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë autobus në vendin e bagazheve, brënda një çante të zezë, të fshehura në një bidon plastik 5 L, i cili ishte i mbushur me ullinj janë gjetur 1.5 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit “Cannabis sativa”. Droga do të trafikohej në drejtim të Italisë.

Uniformat blu kanë prangosur dy shoferët të cilët janë Feti Muçka, 45 vjeç dhe Pirro Mërtiri, 52 vjeç .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›