E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj PS te kandidoje Nanon president

Arben Malaj, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste, mbështet kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës. Malaj thekson se Partia Socilaiste duhet të ketë një qendrim të unifikuar rreth kësaj çështjeje, duke evituar preblematikën që lindi në vitin 2007, me rastin e zgjedhjes së kreut të shtetit në atë kohë.

“Individualisht, është një gjë që e kam bërë të qartë, por problemi është jo të bëjmë garë kush i jep firmën për Nanos, por të korrigjojmë diçka që ndoshta herën e parë e kemi bërë gabim. Për të mbështetur kandidatura nuk duhet të ketë një formulim strict partiak dhe të futemi në grindje kush ia dha dhe kush nuk ia dha firmën Nanos. Kur vjen puna për një vendim politik, ne duhet të jemi totalisht të unifikuar. PS, ndryshe nga 2007, duhet të ulet dhe të analizojë perfitimet, kostot, mundësitë, risqet, të cilat çojnë në opsionin që ne duhet të hyjmë me një kandidaturë të unifikuar si PS për President”, vlerësoi Malaj.

Ndërkohë duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit, deputeti socialist u shpreh se “ Berisha le të vazhdojë të deklarojë se do ta marrë ai dhe do të marrë të gjithë pushtetet. Një nga arsyet që sot kapardiset Berisha se ka marrë të gjitha pushtetet, ishte edhe gabimi i pranuar që ne bëmë me ndryshimet kushtetutese të 2008-s. Prandaj reformat e mëdha politike nuk bëhen pa transparencën publike dhe pa një ekspertizë të kualifikuar”

Në analizën që Malaj bën mbi garën e ardhshme presidenciale, thekson se lideri historik i Partisë Socialiste, plotëson të gjitha kriteret për të qenë një President konsensual.

“E para, një nga problemet e mëdha që ka vendi janë institucionet. Deri në zgjedhjen e Presidentit të ri kemi një vit kohë, çdo do të thotë se debati është pak i parakohshëm. E dyta, deklarata e Nanos që afron mundësinë për të qenë Presidenti i ardhshëm i vendit, për mua nuk kishte në thelbin e tij idenë që të krijonte një temperaturë të ngjitur politike dhe aq më pak grindje në PS. E treta, ajo që dallon Nanon nga kandidaturat potenciale që do të shfaqen me kalimin e javëve, është se ai në momente kritike ka marrë risk për të shtensionuar politikën shqiptare, që duhet të jetë një nga tiparet kryesore të nëj Presidenti konsensual”

Por, zgjedhja e Presidentit të Republikës, nuk është e vetmja çështje, së cilës i është adresuar anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste. Zoti Malaj, flet edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, mundësia e vetme që do të sjellë fitorje e së majtës, është bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Aleancë, e cila është refuzuar pak ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›