E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkojnë lirimin e shokëve, Dukatasit bllokojnë rrugën

Vlorë

Banorët e fshatit Dukat në Vlorë bllokuan edhe një herë dje gjatë orëve të mbrëmjes rrugën Vlorë-Sarandë, në shenjë proteste pas arrestimit nga policia të disa personave pjesëmarrës në grumbullimin e zhvilluar mëngjesin e djeshëm, kur aksi rrugor kombëtar u bllokua për disa orë. Dhjetëra persona kanë bllokuar përsëri rrugën Vlorë-Sarandë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar nga policia. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke negociuar me banorët për lirimin e rrugës, bllokimi i së cilës ka rënduar edhe më shumë trafikun në këtë aks me rëndësi për shkak të sezonit turistik. 
Dje në mëngjes, rreth 400 banorë të fshatit Dukat, bllokuan rrugën Vlorë-Sarandë për disa orë, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të pronave të tyre në zonën e Karaburunit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›