E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me motor, vdes gruaja 80 vjeçe

Një grua 80 vjeçe ka ndërruar jetë teksa është aksidentuar me motor. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor nacional Peshkopi-Shupenzë, në fshatin Okshatinë, të Rrethit të Bulqizës, në orët e pasdites së të martës, kur Afrim Manjani, 34 vjeç, teksa po udhëtonte me motor në këtë aks rrugor ka aksidentuar për vdekje gruan 80-vjeçare, Servete Gega, banore e fshatit Okshatinë. Autori i ngjarjes e ka marrë të aksidentuarën dhe e ka dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, por plagët e marra kanë qenë të rënda dhe i kanë shkaktuar vdekjen pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga mjekët. Sipas policisë po punohet për nxjerrjen e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës të 80-vjeçares, por paraprakisht mendohet që shkaku i aksidentit të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën udhëtonte 34-vjeçari, rruga tepër e ngushtë, si dhe prezenca e lagështirës prej shiut të rënë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›