E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon zhdukjen e vajzës, dyshime për trafikim

Një 29-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nëna e saj e denoncon në polici. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së martës në qytetin e Peqinit. Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë së Peqinit, 53-vjeçarja Liri Pushka nga fshati Gjocaj ka denoncuar për zhdukjen e vajzës së saj, S.Pushka, 29 vjeçe, e cila ishte larguar nga shtëpia të hënën dhe nuk ishte kthyer në banesë. E ëma ka hedhur dhe dyshimet e para se ajo mund të jetë trafikuar nga 47-vjeçari me inicialet S.B., banor i qytetit të Durrësit. I njëjti burim zyrtar konfirmon se kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e vendbanimit të vajzës, ndërsa për 47-vjeçarin durrsak, si të dyshuar për trafikim, policia e ka shpallur në kërkim. Dy ditë më parë, një nënë 31-vjeçare në Rrethin e Elbasanit braktisi dy fëmijët e saj dhe dje është dhënë informacioni jozyrtar se mund të jetë trafikuar nga i dashuri i saj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›