E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza për 2009,një gjyqtar zhvillon 7-8 seanca në ditë

 TIRANE - Ngarkesa e tepërt me gjyqe, mungesa e ambienteve e një sërë problemesh të tjera çojnë në zvarritje të proceseve dhe cilësi të ulët gjykimi në Gjykatën e Tiranës. Problematikat e gjykatës me të madhe të vendit, por edhe arritjen e saj u bënë të ditura dje nga kryetari i saj Artan Zeneli në analizën vjetorë të vitit 2009 të punës në këtë gjykatë. Sipas Zenelit, për vitin 2009, përveç dosjeve të mbartura, nga 28 596 çështje të regjistruara janë përfunduar 79 për qind e tyre. Në analizë ishin të pranishëm ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, kryeprokurori i Tiranës, Genti Xholi, kreu i dhomës Kombëtarë të Avokatisë Maksi Haxhia.PROBLEMETKrahasuar me vitin 2001 kryetari Zeneli theksoi se në një kohë që numri i gjyqtarëve nuk ka ndryshuar, numri i çështjeve është trefishuar. Për këtë shkak Zeneli kërkoi plotësimin sa më shpejt të vendeve të lira me gjyqtarë, pasi kjo do të ndikonte direkt në normalizimin e gjendjes dhe në funksionimin e Gjykatës së Tiranës. Kreu i Gjykatës së Tiranës i kërkoi dje Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërprerjen e delegimit të gjyqtarëve të Tiranës, në Gjykatën për Krimet e Rënda. Sipas Zenelit, ekziston dhe mundësia që të delegohen gjyqtarë të tjerë të shkallëve të para. Pika më e dobët e punës së Gjykatës së Tiranës për vitin 2009 nga drejtuesi i saj u cilësia vonesat në shqyrtimin e dosjeve. Si shkak fillestar të “zvarritjes” së proceseve gjyqësore kryetari i Gjykatës së Tiranës cilësoi dje ngarkesën e jashtëzakonshme të secilit gjyqtar. “Nuk ka mundësi efektive që gjykimi të mbarojë shpejt. Për një gjyqtar tashmë është bërë ‘normale’ që të parashikoje 7-8 seanca gjyqësore në ditë”, tha Zeneli. Gjithashtu Zeneli pohoi edhe problemet që rrjedhin si pasojë e problematikeve procedurale në njoftimin e palëve në proces apo abuzimet e vetë palëve në shtyrjen e seancave gjyqësore. Problematikë e theksuar u cilësua dje edhe mungesa e ambienteve të sallave të gjyqit, në raport me numrin e çështjeve për gjykim, çka bën që rreth 70 për qind e seancave të zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve. Ndërkohë që buxheti i gjykatës u cilësua prej kryetarit Zeneli si shumë i ulët në krahasim me shumën që Gjykata e Tiranës i sjell buxhetit të shtetit. Një tjetër problem emergjent u theksua dje arshivimi i dosjeve të përfunduara. Kreu i dhomës Kombëtare të Avokatisë tha dje se gjyqtarët duhet të përdorin të gjitha mjetet e mundshme ligjore për problemet që u sjellin avokatët. Ndërsa kreu i Prokurorisë së Tiranës, Genti Xholi i veçoi si probleme infrastrukturë, po bëjnë, sipas tij, që në gjykatë të mos arrihet as solemniteti më minimal.    ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›