E Diel, 1 Nëntor 2026

“Objektivi, vendi i 3-të ose 4-ët”

 Leonard KarajTrajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe ka zbuluar objektivin e ekipit të tij në kualifikimet e EURO 2012. Gjatë një konference për shtyp, kroati ka bërë një rezyme të shortit duke paraqitur edhe synimet e qarta për ndeshjet në këtë grup.Sipas tij ideale do të ishte arritja e vendit të tretë në grup dhe marrja e më shumë pikëve sesa patrioti i tij, Oto Bariç kur ky i fundit drejtonte kuqezinjtë në kualifikimet e EURO 2008-ës. Mediat franceze kanë bërë vlerësime pozitive për ne, duke përmendur barazimet me Suedinë, Portugalinë dhe Danimarkën....Ne mund të jemi kundërshtarë seriozë për cilindo ekip. Dëshira ime është që pas këtyre ndeshjeve kualifikuese shumë ekipe të mëdha në Evropë të flasin me respekt të plotë për ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Ky është dhe qëllimi im.Dëshironi ta nisni aventurën me ekipe të mëdha apo të vogla?Jemi duke punuar për të ndërtuar strategjinë tonë. Pas pak ditësh do të përcaktojmë edhe kalendarin zyrtar, por mua më pëlqen ta filloj me një ndeshje të vështirë kundër një ekipi të madh, ndoshta Franca.Në kualifikueset e mëparshme të Europianit Bariçi grumbulloi 11 pikë, a do të merrni më shumë ju?Po, mua më pëlqen të marrë më shumë dhe do t’ia dal, por këtë do ta shohim ndeshje pas ndeshjeje. Gjithsesi, grupi ynë nuk është dhe aq i lehtë. Përsa i përket eksperiencës së mëparshme të Oto Bariç në Euro 2008 ndaj skuadrave si Bjellorusia apo Rumani, do të përpiqemi të mësojmë nga gabimet e të shkuarës. Bisedova pas shortit me trajnerin e Bjellorusisë dhe ai më tha se tani Shqipëria është skuadër shumë më e mirë se para 4 viteve. Bariç arriti 11 pikë, nuk e di nëse mund ta arrijmë apo jo atë shifër.Sa pikë parashikon të marrë Kuzhe me këtë skuadër?Për tu kualifikuar duhet të arrijmë në kuotën e 21 apo 23 pikëve dhe kjo është një shifër mjaft e lartë. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshjeje dhe mbase me ecurinë e ndeshjeve mund të bëhemi më ambiciozë me objektivat tona. Përsa i përket programit të Kombëtares mund të them se deri para 6 muajsh nuk njihja asnjë lojtar, ndërsa deri tani kemi shfrytëzuar disa ndeshje për të parë lojtarët më cilësorë dhe për të formuar një ekip të fortë.Ku mendoni se do merrni pikë jashtë, në transfertë?Kudo, përse jo? (qesh) Nuk dëshiroj tu them se ku dhe kundër kujt ekipi do të marrim pikë në transfertë, kundër Bjellorusisë apo Rumanisë, apo Bosnjës. Ok, Bosnjën e njoh është një ekip i fortë, kanë pika të forta gjatë një ndeshjeje, por kanë dhe pika të dobëta. Ne do të përpiqemi të jemi një ekip shumë serioz, nga ana konkurruese shumë të fuqishëm dhe me lojtarë të fortë. Besoj se do të marrim edhe rezultate jashtë fushës sonë.A do ishte dështim nëse nuk do merrnim 6 pikë me Luksemburgun?Po, pa dyshim. Nëse ne nuk do fitonim të dyja ndeshjet kundër Luksemburgut, do ishte një rezultat i keq për ne.Kemi përballë skuadra me pak tifozë në Shqipëri. Atmosfera mund të jetë e ftohtë në stadium. A i trembeni kësaj situate?Sigurisht, ndaj ekipeve të mëdha krijohet një atmosferë e zjarrtë, por gjithsesi çdo gjë do të varet edhe nga ecuria e rezultateve tona, por edhe të atyre kundërshtare. Personalisht nuk do të dëshiroja atmosferë vetëm kundër ekipeve të mëdha, por kundër gjithkujt.Cili është objektivi i ekipit kombëtar?Për të thënë objektivat e ekipit Kombëtar nuk është aq e lehtë, pasi si trajner duhet të jem realist dhe në të njëjtën kohë, duhet të jem pozitiv në mendimin tim. Nëse do të flas në mënyrë reale mund të them që futbolli shqiptar është në vazon e pestë dhe për të qenë sa më real objektivi është që ne të përmirësojmë vendin tonë në renditjen. Pra arritje për ne mund të quhet të arrijmë vendin e katërt apo të tretë. A është kjo kërkesa e FSHF-së, pra fitimi i një vendi në grup?Ne biseduam gjatë shortit dhe presidenti Duka nuk më ka kërkuar asgjë rreth objektivit, megjithëse ishim disi të mërzitur për shortin.Shmangëm Kroacinë ashtu siç dëshironit ju, por gjetëm Bosnjën....Për mua sfida me Kroacinë është diçka e veçantë si nga ana emocionale ashtu edhe si skuadër. Mendoj se Bosnja nuk është niveli i Kroacisë, dhe ndaj tyre mund të luajmë dhe personalisht nuk do të kisha asnjë emocion.A ka nevojë për rinovim kjo Kombëtare?Skuadra, si çdo përfaqësuese tjetër ka objektiva afatshkurtër dhe afatgjatë. Ne po përpiqemi të fusim në Kombëtare disa lojtarë të rinj, t’i integrojmë ata në ekip që me këto lojtarë të ndërtojmë të ardhmen. Kuzhe: Jam i lumtur që kthehem në KosovëShqipëria e përbërë nga lojtarë që militojnë në kampionatin shqiptar do zhvillojë në Prishtinë një ndeshje ndërkombëtare me karakter festiv me përfaqësuesen e Kosovës, më 17 shkurt, pikërisht në dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, do të jetë edhe seleksionuesi i ekipit shqiptar. “Jam shumë i lumtur të shkojë sërish në Prishtinë dhe të jem trajneri i Shqipërisë pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë respekti të ditës më të madhe për atë vend. Do të festojmë të gjithë së bashku. Si lojtar i Dinamos së Zagrebit (1971-1981) kam luajtur kundër kundër Prishtinës dhe Trepçes së Mitrovicës. Në atë kohë të luaje në Ligën e Parë të Jugosllavisë duhej të ishe një ekip me të vërtetë i fortë”, ka pohuar Kuzhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›