E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza vjetore, Burgaj: Vit i ngarkuar nga protestat e opozitës

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj gjatë analizas vjetore të institucionit që ai drejton, e vlerësoi vitin 2011 si vit të ngarkuar me problematikë të gjërë, për shkak të protestave të opozitës.

Burgaj u shpreh opimist për uljen e kriminalitetit dhe rritjen e zbulueshmërisë së personave të përfshirë në vepra kriminale.

“Gjatë këtij viti janë goditur 37 grupe kriminale, janë zbuluar 298 vepra të vjetra të pazbuluara më parë mes tyre 7 vrasje. Për rreth 1 viti e gjysëm efikasiteti I tyre ka ardhur në rritje të vazhdueshme”,- theksoi Burgaj.

Burgaj evidentoi si sukses menaxhimin e integruar të kufijve, duke nënvizuar se fluksi në hyrje dalje të vendit llogaritet rrerth 1 milion shtetas më shumë se në vitin 2010.

Ministri i  Bredshëm Bujar Nishani, i pranishëm në këtë takim vlerësoi angazhimin e strukurave të policisë gjatë vitit që lamë pas. Duke theksuar se gjatë protestës së opozitës më 21 janar, efektivat e policisë mbrojtë shtetin nga dhuna.

"Ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar ku u sulmuan dhunshëm institucionet e shtetit, jo vetëm u tregua performanca në mbrojtje të shtetit, por edhe realizimit të detyrës përmes nivelit të lartë të performances”,- u shpreh Nishani.

Minsitri Nishani nga ana e tij vlerësoi rritjen e nivelit të zbulueshmërisë së krimit të vrasjes si dhe të zbulimit të ngjarjeve të vjetra, ku gjatë vitit të shkuar u zbuluan 300 prej tyre.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Analiza vjetore, Burgaj: Vit i ngarkuar nga protestat e opozitës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›