Tirane sensibilizim per drogat duhanin dhe alkoolin
Shkolla “Ali Demi” ka qenë stacioni i radhës për sensibilizimin e moshave të mitura për efektet dëmtuese të duhanit, alkoolit dhe drogave. Fushata sensibilizuese për reduktimin dhe parandalimin e kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme shtrihet në 40 shkolla 9-vjeçare.
Fushata zbatohet nëpërmjet orëve të hapura të mësimit, ku përveç mësueses merrnin pjesë edhe dy punonjës policie. Vetë nxënësit shprehnin interes për të ndjekur temat e diskutuara nga punonjësit e policisë Neritan Qeraxhiu dhe Neila Mehalla, si dhe mësuesja e tyre.
Progami është fryt i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Policisë dhe asaj Arsimore në Tiranë, si dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it.