E Diel, 1 Nëntor 2026

Antiduhani, 198 gjoba të vendosura nga Task Force

TIRANË- Nga 198 gjoba të vendosura në total nga Task Force për zbatimin e ligjit antiduhan, 31 prej tyre janë paguar vullnetarisht, tha sot Roland Shuperka, kryetar i Task-Force për zbatimin e ligjit antiduhan dhe mbrojtjen e të miturve nga konsumimi i alkoolit.

Sipas tij, 122 gjoba kanë dalë titull ekzekutiv nga gjykatat e rrethit dhe po vilen nga përmbarimi privat, i cili brenda 10 ditësh bën ekzekutimin e këtyre gjobave me vlerë 91 mijë. Pjesa tjetër e gjobave, rreth 45 të tilla, pritet t’i shkojnë Gjykatës së Rrethit Tiranë për t’u kthyer në urdhër ekzekutiv.

Shuperka tha se ka një përmirësim të situatës së duhanpirjes, janë vendosur logo nëpër bare e institucione, si dhe ka një sensibilizim. “Ajo metodologji që përdori Ministria e Shëndetësore në luftën kundër duhanit doli me sukses. Gjobat me vlerë 91 mijë lekë po vilen nga përmbarimi privat”, tha Shuperka.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›