CEZ Nderprerjet e energjise per shkak te mbingarkesave
Mungesa e energjisë ditët e fundit në shumë zona të vendit, ka ardhur si pasojë e avarive dhe mbingarkesës së rrjetit shpërndarës. Kjo është ajo cka deklarohet nga operatori i shpërndarjes së energjisë CEZ, sipas të cilit duke filluar nga periudha e festave të fundvitit dhe pergjatë këtyre ditëve, ka pasur një rritje të ndjeshme të konsumit teë energjisë.
Sipas kompanisë CEZ, e gjithë barra e kësaj mungese energjie për zona të ndryshme të vendit, bie mbi operatorin e transmetimit të energjisë OST, që për shkak të ndërhyrjeve në rrjet, i kërkon CEZ qeë të aplikojë kufizime të energjisë. Sipas përfaqësuesve të CEZ shpërndarje, edhe sot, për shkak të mbingarkesës në nënstacionit të Sharrës, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar prej CEZ Shpërndarje të kryejë stakime të alternuara për Kombinatin, Yzberishtin, Ndroqin, Vaqarr dhe Mëzez. Po sipas CEZ, mbingarkesë rezulton të ketë edhe në linjën 110kv Fierzë-Fushë Arrëz dhe për këtë arsye, OST ka kërkuar stakime të alternuara për Kukesin, Hasin, Fushë Arrëzin dhe Pukën. Gjithashtu, mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës rëndon nënstacionin e Selitës dhe e detyron CEZ-Shpërndarje të kryejë ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit dhe bllokun Vasil Shanto. Po sipas të dhënave nga CEZ , për shkak të mbingarkesës së nënstacionit rajonal 220kv Tirana, të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë ndërprerje të alternuara në rrethinat e Tiranës, Laçit, Mamurrasit, Fushë Krujës dhe Krujës. Ndërprerje të alternuara, për shkak të mbingarkesës në linjën 220 kv të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë edhe për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës. Edhe pse operatori i shpërndarjes CEZ, deklaron se është faji i OST që të gjithë ne po e ndjejmë edhe në shtëpi të ftohtin e këtij janari, konsumatorët shqiptarë kontratën e energjisë e kanë lidhur pikërisht me CEZ dhe jo me OST, është kjo kompani e cila duhet të japë përgjigje për kufizimet e energjisë dhe të garantojë, ashtu sikundër e përmban kontrata, furnizim pa ndërprerje të energjisë në çdo orë të ditës dhe natës për konsumatorët, ose në të kundërt, po sipas kontratës, të dëmshpërblejë konsumatorët për çdo orë energjie të munguar. Edhe pse korrektesa e CEZ me konsumatorin lë për të dëshiruar, kjo kompani vazhdimisht paraqet kërkesë për rritje të çmimit të energjisë elektrike .