Korce Drejtoria Arsimore mbyll shkolla e kopshte
Vijojnë temperaturat e ulta në rajonin e Korçës, si rezultat i të cilave, në qytet dhe në mjaft fshatra të rrethit është pezulluar procesi mësimor. Ndërkohë Drejtoria Rajonale Arsimore, ka bërë të ditur se nga dita e mërkurë do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat e qytetit deri në një afat të papërcaktuar. Aktualisht është pezulluar mësimi në dy kopshte, si rezultat i çarjes së tubacioneve të kaldajave, në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme, të fshatra Zvirin, Dhaftar, Rrembes, dhe Sheqeras u temperatura në dy ditët e fundit ka arritur në minus 20 gradë. Gjithashtu procesi arsimor është ndërprerë edhe në disa shkolla të bashkuara në zonat e thella malore të Ersekës dhe të Progradecit.