Virozat, MSH dhe ISHP apelojnë për më shumë kujdes
TIRANË- Në kushtet e uljes së ndjeshme të temperaturave, strukturat shëndetësore kanë apeluar për qytetarët për më shumë kujdes nga virozat stinore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë risjellë në vëmendje rreziqet për shëndetin nga temperaturat e ftohta, ndërkohë që kanë theksuar se nuk është evidentuar rritje e sëmundshmërisë infektive, apo joinfektive mbi nivelet e pritshme mesatare të periudhës.
Ndërkohë, minimizimi i dëmeve për shëndetin është i lidhur si me përgatitjen dhe gatishmërinë e sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur problematikes specifike shëndetësore ashtu dhe me masat parandaluese dhe përkujdesëshe të qytetareve.
Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, në një konferencë për mediat, bëri thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve. Bejtja apeloi për qytetarët që të zbatojnë masat e higjienës respiratore, të shmangin frekuentimin e ambjenteve të mbyllura publike nga personat që janë të prekur nga gripi, apo shfaqin shenja dhe ankesa të gripit. “Të sigurohet temperatura dhe ajrimi i duhur i ambienteve të brendshme për të mundësuar funksionimin normal të aparatit të frymëmarrjes dhe reduktimin e ngarkesës mikrobike dhe virale, ndërsa qytetarët të vishen me veshje të ngrohta, në rast dalje jashtë për të ruajtur temperaturën trupore”, tha Bejtja.
Bejtja këshilloi qytetarët që të bëjnë kujdes edhe nga rrëshqitjet në rrugë për shkak të akullit në rrugë. Ndërkohë, sipas tij, qytetarët duhet të ushqehen me kaloritë e duhura dhe të shmangin përdorimin e alkoolit.
Sa i takon situatës epidemiologjike, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, tha se është brenda aktivitetit sezonal, me një trend në ulje në krahasim me vitin e kaluar, dhe nuk ka epidemi. “Numri i rasteve me simptoma stinore është 12 424 ose 400 më pak se vitin e kaluar”, tha Roshi.
(ma.ar/BalkanWeb)