Analiza vjetore, QSUT do i nënshtrohet reformave
Drejtori i Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ka bere publike reformat qe do ti nenshtrohet QSUT, gjate vitit 2010. Ne analizen nje vjetore, Ilir Dashi ka dale ne konkluzionet se krahas arritjeve qe bene gjate 2009, QSUT duhet ti neshtrohet reformave, per te permiresuar sa me shume cilesine e shërbimeve qe ju ofrohet pacienteve. Ai u shpreh se krahas investimeve te reja qe pritet, urgjencat do te jene te parat qe do ti nenshtrohen ndryshimeve per t'ju ardhur ne ndihme pacienteve. Do te zbatohet sistemi i kontraktimit me mjeket, nderkohe qe te ardhurat dytesore do te menaxhohen me mire.
"2010 eshte vit kyc per reformen, qe fillon me sistemin e referimit qe
do te jete prioritet absolut. Ketu ka rendesi te madhe vazhdimesia per
zbatimin e sistemit te referimit, e cila do te sjelle reduktimin e
mbipopullimit qe ka sjelle shterimin e disa burimeve, mungese eficence
dhe mungese te sherbimeve cilesore", tha Ilir Dashi, drejtor i QSUT.
Edhe ministri i Shendestise Petrit Vasili i cili ka ndjekur nga afer
kete analize, u shpreh se duhet te kete nje miremenaxhim te fondeve,
nderkohe qe nuk do te perseritet me mungesa e barnave ne spitale, por
natyrisht qe duhet te vendosen protokollet mjekesore, tha Vasili.
"Tu shmangemi sugjerimeve qe e vene publikun ne krize, e ben qe ai te
tentoje te kerkoje gjera qe kushtojne gjithnje e me shume dhe krijojne
dhe pakenaqesira te paevitueshme. Ne duhet te synojme qe me te gjitha
teknologjite dhe medikamentet qe kemi ne dispozicion ne qendren
spitalore te zgjidhim maksimumin e problemeve", u shpreh Petrit Vasili,
minister i Shendetsise.
Ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ndodhen 6 spitale, dhe
shfrytezimi i shtratit ka arritur ne masen 78%. Investimet gjate 2009 u
realizuan ne masen 100%.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi