Kriza politike, Berisha: I gatshëm në tryezë me Topin
"Qe neser, qe sot". Kjo eshte deklarata e pare e kryeministrit Sali Berisha per tu ulur ne tryezen e presidentit Bamir Topi per zgjidhjen e ngercit politik, 1 jave pas miratimit te rezolutes se Keshillit te Europes. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ai eshte i gatshem te ulet ne negociata me Ramen por shtoi ai, eshte e rendesishme qe ato te parapergatiten ne menyre te tille qe ne fund te japin rezultat pozitive.
• Berisha pret Lohan e Montobio. Withers takim me Ramën
"Cdo njeri qe merr persiper nje gje mendoj une, nuk te fton me lugen ne
brez. Edhe njehere thirrja ime eshte per zotin Rama te ulemi, rezoluta
eshte shume e mire. Nje takim qe jep rezultate dhe nuk firmos deshtimin
eshte i vlefshem. Nje kafe pa rezultate, edhe ajo mund te pihet, po nuk
eshte ajo qe pritet. Serioziteti i procesit kerkon qendrim serioz, por
une vete jam i gatshem, ne cdo variant, qofte per kafe, qofte per jo
kafe, qofte me zotin Rama qofte me zotin Topi, une nuk kam absolutisht
as dhe nje paragjykim per asgje", deklaroi kryeministri Berisha.
Shefi i mazhorances madje u terhoq edhe nga vendimi i nje dite me pare
per ngritjen e komisionit hetimor kete te enjte, nisme e cila
automatikisht shmangte rolin e presidentit te Republikes nga
ndermjetesimi per zgjidhjen e krizes.
"Neser do ta votonim, por ne megjithese ka ide qe ta paraqesim ne nuk do
e paraqesim neser. Pse? Se ne qofte se e paraqesim, ne perputhje me
ligjin, te takon te marresh dhe kryetarin. Dhe tani ti themi se po e
paraqesim dhe po heqim dhe kryetarin, nuk po e thyejme dy here ligjin.
Keshtu qe, po presim socialistet", vijoi Berisha.
Kryeministri Berisha shtoi ne fund se eshte e rendesishme qe kjo ceshtje
te zgjidhet sa me pare brenda spektrit politik shqiptar pa patur nevoje
per ndermjetesim e faktorit nderkombetar. Vlen te theksohet se brenda
pak ditesh ne Shqiperi pritet te mberrije nje delegacion i nivelit te
larte te Keshillit te Europes pikerisht per te pare sesi po zbatohen
keshillat e sanksionuar ne rezoluten e kesaj Asambleje Parlamentare...
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e enjte , 04 shkurt 2010 )
< I mëparshmi