Dell: Zgjedhjet lokale, nisja e decentralizimit

Zgjedhjet lokale shënuan vetëm fillimin e procesit të decentralizimit. Qeveria e Kosovës duhet ta mbështes këtë proces në të gjitha aspektet. Kështu u shprehë në tryezën e Projektit për Marrëdhënie Etnike Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kristofer Dell duek shtuar se tashmë është koha për ta kthyer decentralizimin në realitet pozitiv.
“Kjo udhëheqësi e re ka fituar tashmë një betejë të madhe duke fituar
votat e qytetarëve. Ky është vetëm fillimi. Për ta çuar më tej këtë
situatë, ne duhet të promovojmë mundësi ekonomike dhe të krijojmë
shërbimet e nevojshme në komunat e reja. Skeptikët do të shohin me
dyshim nga periferitë e këtyre qyteteve, apo nga çdo vend tjetër i
Kosovës, por herët a vonë, edhe ata do të thonë: ‘Edhe ne e duam këtë
gjë!”, tha Christopher Dell, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë.
Ndërsa për Presidenten e projektit për marrëdhënie ndërtetnike, Livia
Plaks situata pas zgjedhjeve në Kosovë është e krejtësisht e re. “Ne jemi shumë mirënjohës ndaj ICO-së që na lejoi të vazhdojmë. Kjo
është një kohë për mundësitë që ndoshta ende nuk janë eksploruar, për
promovimin dhe forcimin e dinamikave të dialogut politik në Kosovë”, u
shpreh Livia Plaks, Presidentja e Projektit te Marrëdhënieve
Ndërtetnike.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjithashtu mori pjesë në
këtë tryezë mbi sfidat e formimit të komunave të reja, tha se procesi i
decentralizimit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në të drejtat dhe
mbrojtjen e komuniteteve dhe për këtë rasye qeveria ka vënë në
prioritetet e para të saj ndihmën për projektet zhvillimore të komnunave
të reja.
Agim Popoci