Laakso: Mbështetje për të zgjidhur krizën politike
Sfida kryesore e delegacionit te KiE do te jete fundi i bojkotit. Keshtu eshte shprehur raporteri i KiE per Shqiperine, Jaakko Laakso, ne nje interviste per BBC-ne. Ai thote se qellimi i delegacionit eshte mbeshtetja per ti dhene zgjidhje krizes politike, duke e shprehur se rruga aktuale qe do te ndiqet nga nderkombetaret do te jete ajo e mbeshtetjes se presidentit Topi ne rolin e ndermjetesuesit, si dhe takimi me te gjitha partite politike.
"Misioni ynë ka të bëjë me krizën politike në Shqipëri. Ne po përpiqemi
të japim ndihmesën tonë për të inkurajuar fillimin e dialogut politik
midis palëve kryesore si dhe për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje
lidhur me çështjen e bojkotimit të parlamentit.. Ne kryesisht po
mbështesim përpjekjet e presidentit Topi. Ne mendojmë se ai është
ndërmjetësi kryesor dhe të gjithë aktorët e tjerë duhet ta mbështesin
presidentin. Ne mendojmë se do të jetë e nevojshme që të takohemi me
përfaqësuesit e partive politike, jo thjesht që ata të kenë mundësinë të
na sqarojnë se ku qëndron problemi dhe se çfarë idesh kanë për të
gjetur një zgjidhje, por mendoj gjithashtu se duhet të kemi edhe një
takim të përbashkët me të gjitha forcat kryesore politike", thote Laakso
per BBC-ne.
Anisa Braho