E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Thaçi: Zgjedhjet e ardhshme në vjeshtë të 2011

Zgjedhjet e ardhshme janë në vjeshtë të vitit 2011. Kët ë ebëri të ditur Kryeministri I Kosovës Hashim Tahç pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Finlandës, Alexander Stubb ku është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mesë të Finlandës dhe Kosovës si dhe për zhvillimet politike në rajon.

“Dua të konfirmoj se zgjedhjet e ardhshme janë në vjeshtë të vitit
2011”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës. “Nëse do të më duhet të
jepja tre mesazhe, ato do të ishin si më poshtë: Së pari, mendoj se
është shumë e rëndësishme për Kosovën që të vazhdojë në rrugën drejt
integrimit evropian. Një ditë dua ta shoh Kosovën e pavarur si një
anëtar të Bashkimit Evropian. Vëzhgimi numër dy; Mendoj se pika e nisjes
për këtë rrugë është sundimi i ligjit. Si i huaj mund të them me bindje
se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së është një rrugë e
përbashkët”, u shpreh Alexander Stubb, Ministri i Puneve të Jashtme të
Finlandës.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi foli edhe pë strategjinë e veriut:
"Qeveria e Kosovës dhe autoritetet ndërkombëtare e kanë hartuar
strategjinë integruese për veriun që nënkupton sundimin e ligjit
formimine komunës së re, organizimine zgjedhjeve të reja, por dhe
programin socio-ekonomik”.
 
Në këtë takim është diskutuar edhe për raportet dypalëshe në mes të
Kosovës dhe Finlandës, raporte që do të vazhdojnë të forcohen edhe më
tepër me binjakëzimin e komunave të Kosovës me qytete të ndryshme të
Finlandës. Me këtë rast shefi I diplomacisë finalnadeze bëri të ditur se
aktualisht në Finlandë jetojnë pesë mijë shqiptarë të Kosovës që do të
vazhdojnë të jenë urë miqësie ndërmjet dy vendeve.

Dhimitër Adhami

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›