E Diel, 1 Nëntor 2026

Niset kontigjenti i dytë shqiptar drejt Afganistanit

Niset drejt Afganistanit Kontigjenti i 2-te Paqeruajtës, i cili  do të kryejë misionin e tij në Herat. Ne Herat të Afganistanit trupat e këtij kontigjenti do të kryejnë detyra speciale që lidhen me ruajtjen dhe sigurimin i Bazës Ushtarake përmes shërbimit në vendroje dhe patrullimit me automjete; shërbimin pranë Komandës së Forcës; ruajtjen e depove të armatimit; sigurimin e bazës logjistike, si dhe sigurimin dhe shoqërimin e personelit.Zv ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, vlersoi kontributin e tyre per paqen dhe sigurine atje.

Ai do të vazhdojë të përmbush këtë mision sikundër edhe kontingjenti
paraardhës, në kuadër të misionit ISAF të NATO-s, nën drejtimin e
komandës italiane. Trupat e Kontigjentit të 2-të janë pjesë e trupave të
Regjimentit Komando, njësi e cila ka dhënë një kontribut të çmuar
përkrah vendeve aleate në misionet paqeruajtëse si në
Bosnje-Hercegovinë, Irak, Afganistan dhe në çad. Kontigjenti i 2-të
Paqeruajtës përbëhet 12 oficerë, 44 nënoficerë dhe 54 ushtarë
profesionist. Deri më sot, Regjimenti Komando ka kontribuar me 2021
trupa në misionet paqeruajtëse.

Denada Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›