E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza vjetore e MTKRS, Bumçi: Vit i sukseshëm, objektiva të mëdha përpara

Shqipëria përgjatë vitit 2011 është vizituar nga 4 milion e 11 mijë turistë. Kjo shifër krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të shkuar sipas ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ka pësuar një rritje prej 18 përqindësh. Kjo është një arritje për Shqipërinë, sipas Bumçit , pasi shumë vende janë përfshirë nga kriza ekonomike.
 

Por pavarësisht numrit të turistëve Ministri pranon se terreni për të pritur sidomos turistë elitare, nuk është i favorshëm. Një nga faktet që Bumçi pranon, është planifikimi i territorit dhe mungesa e hoteleve me shumë yje.
 

Disa nga objektivat që MTKRS ka për këtë vit janë edhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, ku sipas Ministrit do ti jepet përparësi krijimtarisë kombëtare.
 

Një nga objektivat për 2012-tën është edhe trashigimia kulturore dhe shpirtërore e Shqipërisë, ku ministri Bumçi kërkon më shumë angazhim nga pushteti lokal.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›