Vaqarr, zjarri vë përpara pyllin me pisha

Një zjarr i madh është shënuar minuta më parë një pyll me pisha në Komunën Vaqarr, në Tiranë. Mësohet se flakët kanë vënë përpara dhjetëra hektarë në kodrat e Vaqarrit duke rrezikuar një asgjesim të mundshëm të këtij blloku me pisha. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e poltë të flakëve.