Runi: Pepe është një idiot! Mediat spanjolle në kor: Reali, një ekip i pistë
SPANJE- Pepe, çfarë idioti! Është ky komenti i bërë nga Uejn Runi, sulmuesi i Mançester Junajtid, në Tuiter, pas humbjes 1-2 të Realit kundër Barcelonës. Protagonisti negativ për të gjithë ka qenë Pepe, një brazilian i natyralizuar si portugez. Runi nuk e kapërdirë dot shkeljen e dorës që Pepe i bëri Lionel Mesit, kur ky i fundit ishte i shtrirë, aq më tepër që më parë kishte bërë një faull të shëmtuar ndaj Buskets dhe kishte simuluar për një pseudo-faull të Fabregas, duke qëndruar i shtrirë për shumë sekonda dhe duke detyruar Guardiolën të urdhërojë të tijtë të ndërpresin lojën.
Edhe vetë Murinjo nuk ka qenë shumë dakord me sjelljen e futbollistit të tij. “Nuk e kam parë atë që ndodhi, por nëse ka shkelur dorën e Mesit, është një gjest i dënueshëm”, tha ai. Tashmë pritet vendimi i Komisionit Disiplinor, ndërkohë që edhe mediat nuk e kanë kursyer aspak. “E turpshme!”, është titulli i zgjedhur nga “Marca” për sjelljen e Pepes. Gazeta madrilene thekson se shokët e skuadrës dhe tifozët janë të lodhur nga “lajthitjet” e mbrojtësit portugez. Edhe gazeta tjetër, “AS”, flet për sjelljen e keqe të lojtarit, por u kushton një vëmendje të veçantë edhe fjalëve të Murinjos: “Babai i kësaj disfate jam unë”. Ndërkohë, nuk mungon një intervistë e Gutit, që kritikon Runin. “Të bësh gjëra të gabuara është njerëzore”, thotë ai, referuar Pepes. “Muri i Murinjos është muri i Madridit”, “Murinjo përplaset me murin”, “Murinjo dhuron topin dhe fushën”, “Madridi, pisllëk për asgjë” apo “Të paimitueshëm dhe të pamposhtur”, janë disa nga titujt e gazetave spanjolle ditën e djeshme.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)