E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza vjetore e Policisë: Në 2009, krimi ra me 4%, u goditën 142 grupe kriminale

Tiranë, 25 janar, NOA
- Policia e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka bërë një punë efikase në aksionet
e goditjes së krimit dhe grupeve kriminale.

Një fakt të tillë e
ka pohuar drejtori i këtij institucioni, Hysni Burgaj gjatë fjalës së mbajtur
prej tij gjatë analizës vjetore për vitin e kaluar.

Gjatë vitit 2009, konstatohet një ulje e
veprave penale me nivelin prej gati 4% dhe e krimit me vrasje në veçanti në
nivelin 11 %, duke shënuar në këtë mënyrë numrin më të ulët të vrasjeve në vend,
raportoi Burgaj gjatë fjalës së tij.

Më tej, ai tregoi sesi në vitin 2009, nga ana
e forcave të Policisë së Shtetit janë goditur 142 grupe kriminale, ndërsa janë
kryer 13.100 vepra penale dhe janë zbuluar autorët për 75 % të tyre, konkretisht
për rreth 9 mijë.  

"Puna jonë është
përqendruar po ashtu edhe në rritjen e sigurisë, rritje e nivelit të punës për
parandalimin e aksidenteve, dhe parandalimin e kalimit të kufirit",
theksoi ai.

Duke shtuar më pas se
puna e forcave blu është realizuar duke pasur si prioritet luftën ndaj krimit
të organizuar.

Lufta kundër krimit do të jetë objekti
kryesor i punës së Policisë së Shtetit e do të mbetet platforma e saj kryesore edhe
për këtë vit, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, kreu i
Policisë së Shtetit, Burgaj tha se personeli i Policisë së Shtetit është më i afërt me vendet e Perëndimit, pasi tashmë
në Shqipëri është 1 polic në 420 banorë,
nga 1 në 370 banorë që është në vendet e
BE-së.

Janë hartuar dhjetëra projekt-vendime dhe
aktet normative që përmirësojnë punën e policisë dhe sipas rekomandimeve të Pameca-s
dhe Bashkimit Evropian, por edhe tre ligje të rëndësishme, mes të cilëve dhe ai
për përgjimet, tha ai.

Duke përfunduar edhe me faktin se Policia e
Shtetit e kreu si duhet misionin që kishte përgjatë procesit elektoral 2009.

Monitorimi i zgjedhjeve nga ana e forcave të
policisë mori vlerësimin maksimal nga vëzhguesit e huaj dhe ata vendas, si edhe
institucionet kryesore qeverisëse, brenda dhe jashtë vendit, përfundoi Burgaj.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›