E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjakje tjetër rruge, një vdes, tjetri plagoset

Fushë Krujë, 25 Janar Ardian Bushi/NOA Një tjetër aksident
automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Fushë Krujë Mamurras, me pasojë
vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, informon korrespondenti i agjencisë
NOA. Gjithçka ndodhi kur një autoveturë me targa të huaja, që
drejtohej nga Luan Elezi, nga Tirana ka dalë
nga rruga në fshatin Luzë të Krujës.

Sipas policisë autovetura po lëvizte në drejtim të Tiranës, në
momentet kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga
dhe për pasojë është përplasur me një kovë të një fadrome në anë të karburantit

 Sipas policisë shpejtësia
e madhe e drejtuesit të autoveturës ka bërë që me gjithë përpjekjet për ta
frenuar, makina të mos frenontë në një distancë më shumë se 30 metra, deri sa
ajo është përplasur me kovën e fadromës.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi Luan Elezi nga Tirana, si dhe është plagosur rëndë edhe
e  efejuara e tij V. C e cila nodhet në Spitalin
Ushtarak Tiranë duke marrë edhe ndihmën e parë nga mjekët.

a.b./e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›