Zbardhen shkaqet e vrasjes në Fushë Krujë

Fushë Krujë, 25 Janar Ardian Bushi/NOA Personi që mbeti i vrarë
sot në Fushë Krujë, ishte viktimë i një sherri në lojë e sipër me bilardo,
kurse autori i dyshuar u kap në arrati e sipër, informon korrespondenti I agjencisë
NOA.
Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në hyrje të
Fushë Krujës, kur 37-vjeçari Artan Elezi sipas policisë së Krujës është vrarë
me pistoletë nga Skerdilajd Shala, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, në momentin që të dy
të rinjtë po luanin bilardo.
Sipas policisë 30 vjeçari , pas ofendimeve ndërmjet -tjetrit, ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar tre herë mbi Artan dhe duke e
plagosur rëndë atë.Edhe pse Elezi është nisur menjëherë për në Spitalin Ushtarak
të Tiranës ai ka gjetur vdekjen, pa arritur dot të marrë ndihmë nga ana e mjekëve.
Janë dashur pesë orë kërkime intensive nga ana e policisë, për
të bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të dyshuar të krimit.
Shala është kapur në dalje të Fushë Krujës, pas bllokimit
nga ana e policisë të të gjithë rrugëdaljeve ai e ka patur të pamundur që ti
shpëtojë prangave duke iu dorëzuar atyre pa rezistencë.
a.b/e.r/NOA