E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Mediu paraqitet në Gjykatën e Lartë, pritet pajtimi me paditësit e Gërdecit

Tiranë, 25 janar, NOA Ministri Mediu është
paraqitur sot në mëngjes pranë Gjykatës së Lartë ku pritet të fillojë edhe një
seancë e ashtuquajtur pajtimi mes tij dhe palës që i ka ngritur padi për tragjedinë
e Gërdecit.

Kjo është hera e parë që Mediu është paraqitur
me dëshirën e tij në këtë institucion, pasi gjatë seancave të tjera e ka
prezantuar avokati i tij mbrojtjes, Ardian Visha.

Bëhet me dijeni se nëse Mediu apo pala tjetër nuk
do të pranojë pajtimin me styre para togave të zeza për tragjedinë e marsit
2007, atëherë ai pritet të përballet me seanca gjyqësore.

Aktualisht, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir
Mediu do të përballet me dy padi në Gjykatën e Lartë, atë të adoleshentit
Roxhers Durda për vdekjen e nënës së tij, edhe atë të Alketa Hazizajt, që të dy
këta banorë të fshatit Gërdec.
n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›