Paguhet garanci per lirimin e Anilda Tabaj.
Shoqatat protestojne per izolimin nga drejtesia kanadeze te nje familjeje shqiptare dhe urdhrin per deportimin e menjehershem drejt Shqiperise. Nena e tre femijeve, dy prej te cileve binjake, eshte liruar diten e djeshme, pasi u pagua nje garanci prej 12 mije USD nga nje qender per te Drejtat Humane ne Toronto. Nderkohe qe, nepermjet notave te protestes u jane drejtuar autoriteteve vendase qe te ndryshojne vendimin per deportimin e familjes Tabaj, jeta e te ciles rrezikohet ne Shqiperi. Sipas mediave kanadeze, Anilda Tabaj, 32 vjece, eshte liruar nga ambientet e burgut te posacem per emigrantet, ku mbahej e izoluar, ndersa garancia eshte paguar nga "Etobicoke", nje organizem qe mbron te drejtat e emigranteve. Pagesa eshte bere nga kreu i organizmit, Boris Wrzesnewskyj, i cili u konfirmoi mediave lajmin, duke argumentuar se, "eshte jo humane qe nena e tre femijeve te mbahej ne burgun Brampton, kur tre femijet e saj te mitur kane shume nevoje per te dhe ndihen te braktisur". Bashkeshorti i Anildes, 37-vjecari Arjan Tabaj, gjendet po i izoluar ne burg deri ne momentin e deportimit, pasi ka humbur gjyqin per te fituar lejen e qendrimit ne Kanada dhe cilesohet se ka hyre ilegalisht per here te dyte ne kete vend. Arjani mesohet se eshte gjysme i paralizuar dhe per kete qellim shoqatat e te drejtave te njeriut ne Toronto kerkojne ndergjegjesimin e gjykates dhe autoriteteve per te lejuar familjen shqiptare te qendroje. "U ndjeva i obliguar per te kryer pagesen e te kryeja kete akt. Te braktisur femijet e ciftit kishin nevoje per nenen e tyre", tha kreu i "Etobicoke", Wrzesnewskyj, i cili pagoi 2000 USD ne kesh dhe 10 mije USD si garanci bankare per lirimin e Anilda Tabajt. Ai i kerkoi gjithashtu edhe ambasades shqiptare ne Kanada qe te ndihmonin ne kete rast, pasi jeta e Arjan Tabajt kercenohet ne Shqiperi. Erzesneeskyj i beri thirrje ministres per Emigracionin, Diane Finley, qe te lejoje familjen Tabaj te qendroje ne Kanada te pakten deri sa te kalojne festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Sipas zyrtareve te Agjencise per Mbrojtjen e Kufijve, Tabajt kishin hyre ilegalisht ne Kanada dhe per kete arsye humben gjyqin dhe te drejten per leje-qendrimi ne kete vend. Edhe shoqatat per te drejtat e grave ne Toronto reaguan ashper per izolimin e Anilda Tabajt, duke kerkuar lirimin e saj.
Ar.Qo