E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia, lehona shqiptare vdes ne duart e mjekeve

Emigrantja shqiptare gjen vdekjen ndersa shpresonte te sherohej, pas nje nderhyrjeje kirurgjikale ne Greqi ku jetonte prej kohesh. Burime ne ishullin Samos te Greqise, te cilave iu referua mbreme News 24, pohuan se viktima eshte 28-vjecarja nga Shqiperia, Antoneta Mance. E ndjera, lindur ne Permet e me banim te perkohshem ne Samos, eshte paraqitur dje ne qendren spitalore lokale, pas shqetesimeve qe ka pasur ne muajin e tete te lindjes. Mjeket kane vendosur ta operojne 28-vjecaren shqiptare dhe kane nxjerre ne jete dy binjake. Femijet e emigrantes, nje vajze dhe nje djale, sipas mjekeve dolen ne drite te shendetshem dhe jeta e tyre eshte pa rrezik. Por pas nderhyrjes kirurgjikale, gjendja e lehones u paraqit tejet e rende.
Mjeket kane vendosur per nje operacion te dyte, pasi sipas tyre duhej hequr mitra. Nderkohe disa infermiere u kane thene te afermve te Antoneta Mances, se mjeket nga pakujdesia kishin lene hapur nje vene gjaku. Gjate operacionit te dyte, 28 vjecarja ka nderruar jete. Familjaret kane njoftuar menjehere ambasadorin shqiptar ne Greqi Vili Minarolli. Ky i fundit, i ka keshilluar te dergojne trupin e viktimes ne morgun e Athines dhe ka kontaktuar me zyrtare te larte te ministrise se Drejtesise greke per te hapur nje hetim. Mesohet se nga rezultatet e para te autopsise rezulton se vertet gjate operacionit te lindjes 28-vjecares i ishte lene nje vene e hapur dhe keshtu ajo humbi jeten nga hemorragjia. Megjithate autopsia do te vazhdoje edhe neser per shkak te greves se pergjithshme ne Greqi qe perfshiu edhe sektorin e mjekesise. Ed.Ku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›