Analiza/Rexhep Qosja, inspektori i Tadiçit në ndihmë të Ramës
Marksisti i përhershëm, njeri me ndikim zero në Kosovë, njeriu që askujt nuk u vjen ndër mend pse është “profesor” si zakonisht është në krye të propagandës serbofile kundër të djathtës në Shqipëri. Fiks këto ditë, kur në Shkodër zbarkoi tabori i marksistëve të Ballkanit, erdhi edhe Qosja të zbrazë helmin e tij të qelbur. Mezi e kishte mbajtur këtë helm në Kosovë, sepse atje Qosjen as e ka njeri në kalem as e pyet njeri dhe as kujtohet njeri ta dijë se ku është. Për të dalë nga kjo gjendje, por edhe për të ushtruar detyrën e tij si agjitprop komunist, Qosja udhëtoi qetë – qetë në autostradat e Shqipërisë për të na thënë që qeveria nuk ka bërë asgjë gjatë këtyre viteve.
Kur internacionalistët ballkanas u mblodhën në Shkodër, në qytetin ku e majta ka ushtruar terrorin më të madh në Shqipëri, Rexhep Qosja si inspektor i Tadiçit ishte në krye të detyrës. Në këtë detyrë ai natyrisht nuk mund të lëvizte pa ata njerëz që janë pjesë gjenetike e diktaturës komuniste. Ata që merren me Qosjen dhe e shoqërojnë atë janë një grup ekstremistësh të majtë, komunistë fanatikë që artikulimin e sharjeve të Qosjes e kanë shumë për zemër.
Qosja ishte serioz në një emision humoristik dhe ishte qesharak në një emision politik të një televizioni pro të majtës. Inspektori apo punëtori i partisë u lodh duke shkundur helmin (për hir të së vërtetës, i vjetruar, i prishur e i qelbur) në frëngjitë e opozitës së majtë duke mos thënë asgjë që mund të mbahet mend. Qosja nga Kosova gjithnjë entuziazmohet kur në Shqipëri ka lëvizje antikushtetuese si p.sh. ngjarjet e vitit 1997 dhe ngjarja e 21 janarit 2011. Kjo ndodh sepse ai në thelb është një marksist – leninist, i kufizuar në kulturë demokratike, njeri idhnak, emocional, hakmarrës, primitiv, mendjelehtë, dogmatik, dritëshkurtër, qelepir (këtë mund ta vërtetojë kush të dojë për të parë se ku ha e pi Qosja kur vjen në Shqipëri), etj, etj. Në fund të fundit të jesh komunist në trojet shqiptare do të thotë të duash gjithnjë të keqen e këtij vendi.
Qosja nuk çudit më asnjë njeri se ai e urren Shqipërinë.
Vetëm një njeri me karakter të pastabilizuar mund të shkruajë marrina të tilla që në një libër me objekt Kosovën dhe Shqipërinë merret me çështje si 21 janari 2011. E bukura është se Qosja si enverist ka përligjur vrasjet makrabre të regjimit të Enver Hoxhës. Diktatorin Enver Hoxha ai e ka quajtur “ndërtues të shtetit bashkëkohor”. Ky pra është perceptimi i Qosjes që nuk lind nga e drejta, apo nga logjika, por nga pasioni enverist dhe indoktrinimi komunist. Siguririsht që ne nuk habitemi, pasi kemi lexuar opinionet e Qosjes para vitit 1990 kur mrekullohej nga shembja e institucioneve të kultit në Shqipëri, nga diktatura e proletariatit, etj, pikërisht nga regjimi më antikombëtar që ka njohur kjo histori e shtetit shqiptar.
Inspektori i Tadiçit shkoi në fis pasi urrejtjen e tij e ka shprehur edhe kur tregishtori serb lëvrinte në kohën e “revolucionit të vonuar demokratik të 1997” mbi hirin e Shqipërisë së djegur.
Por meqë Qosja e këtyre viteve të tranzicionit nuk ndryshon fare nga Qosja i para vitit 1990, po i rikujtojmë një relacion të vitit 1970. Asokohe Qosja ishte ndër të paktë njerëz që vinin në Shqipëri. Regjimi i Enverit që vetëm fotot e klasikëve të marksizmit lejonte me leshra e mjekra, ia falte Qosjes që mjekër gjysmake “ca të zezë e ca të bardhë si dhi knute” dhe e paraqiste Qosjen si mendimtar të madh. Natyrisht edhe Qosja i besonte.
Më 6 shkurt 1970 Androkli Kostallari i dërgon Behar Shtyllës relacionin përmbledhës“për punën e kryer gjatë qëndrimit në vendin tonë nga bashkëpunëtori shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Rexhep Qosja 6 – 28 janar 1970”. Qosja këtë rast i shërbente regjimit komunist jo vetëm si spiun për inteligjencën kosovare por si përbaltës i tyre. Ai përmende emrat e Hivzi Sulejmanit, Esat Mekulit, Enver Gjergjekut, Beqir Musliut, Hasan Mekulit, Vehap Shitës, Ali Aliut, etj. Por Qosja vetë ka thënë se ai ishte naiv dhe marksist. Prandaj populli i Kosovës ia vuri notën Qosjes kur hyri në politikë. I dha as 0.01% vota.
Në relacionin e Kostallarit midis të tjera thuhet:
“Ai pranon se në studimet e tij ka mjaft naivitete dhe mendime që mund të rrëzohen, por vë në dukje se qëllimi i tij ka qenë gjithnjë i mirë: të nxjerrë në pah traditat e letërsisë sonë të së kaluarës dhe të pohojë forcën krijuese artistike të popullit shqiptar në ditët e sotme.
Në studimet e tij dhe në takime me shokë të ndryshëm, ai ripohoi se “s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist” se do të mundohet të zbatojë metodologjinë marksiste – leniniste, pavarësisht se sa ia arrin kësaj gjëje.
1-“Gjatë vizitave të ndryshme dhe në biseda ai u shpreh me entuziazëm për sukseset e ndërtimit socialist në Shqipëri. Ai tha se ‘i bëhet zemra mal’ kur shikon zhvillimin e vrullshëm të Shqipërisë në këto 25 vjet që të bindin se si ‘mund të shkurtohet historia’. ‘Kryesorja është, tha ai, është se ju të gjitha këto i bëni duke u mbështetur në forcat tuaja’ ai tha se është i bindur që vetëm socializmi mund ta shpëtonte popullin shqiptar nga gjendja e mjeruar dhe e prapambetur në të cilën ndodhej në të kaluarën. Kjo gjendje, siç tha ai e njihte jo vetëm nëpërmjet leximeve, por edhe përmes kujtimeve të babait të vet, i cili për 12 vjet ka jetuar në Shkodër, pas Luftës së Parë Botërore dhe ka lënë atje të vdekur nga mjerimi, sëmundjet dhe uria gjithë të afërmit e tij.
2-Rexhep Qosja tha se krahas përparimeve të mëdha në lëmin ekonomik e kulturor, atij i ka bërë përshtypje të veçantë fakti që në Shqipëri ka ndryshuar dhe fizionomia e njeriut, është formuar njeriu i ri, me tipare të reja. Në mënyrë të veçantë lëvizjet për çrrënjosjen e besimeve fetare dhe për çlirimin e plotë të gruas, ai i çmonte si ngjarje të një rëndësie të madhe. ‘Është shumë domethënëse, tha ai që Shqipëria është vendi i parë në botë pa kisha e pa xhami. Feja, tha ai, topit dhe çorodit ndërgjegjen e popullit, kurse për fat të keq në Kosovë ka ende një ndikim të fortë; atje ka ende medrese dhe gjenden njerëz të cilët në vend që kursimet e tyre t’i falin për të ngritur një shkollë, i përdorin për të shkuar në Qabe”.