Presidenti Obama kthehet sot ne Uashington pas pushimeve ne Havai
Presidenti amerikan Barak Obama kthehet sot ne Uashington pas perfundimit te pushimeve familjare ne shtetin e Havait qe zgjaten gati dy jave.
Presidenti ka pakesuar paraqitjet publike qe prej se filloi pushimet me 22 dhjetor. Ato pasuan disa fitore te rendesishme ne Kongresin amerikan perfshire miratimin e nje kompromisi te rendesishem per zgjatjen e shkurtimeve te taksave dhe ratifikimin ne Senat te nje traktati te ri me Rusine per armet berthamore.
Por zoti Obama do te perballet me nje legjislature te ndare ndersa republikanet e opozites marrin kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve dhe demokratet me gjithe humbjet ruajne shumicen ne Senat.
Udheheqesit republikane kane shpallur tashme plane per shqyrtimin e nje mase qe do te shfuqizonte reformen e kujdesit shendetesor qe u miratua ne Kongres vitin e kaluar. Ata po ashtu jane zotuar se do te pakesojne shpenzimet federale dhe te tkurrin madhesine e qeverise.