E Shtunë, 31 Tetor 2026

H1N1 pushton Kroacinë?

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 15:27

Raportohet se vetëm me gripin e derrave vetëm në Split janë infektuar 18 persona.

Tek 18 pacientë në Split është zbuluar prania e virusit H1N1, dhe për këtë arsye në spitalin e atjeshëm janë ndaluar të gjitha vizitat, konfirmoi të dielën për mediat lokale Zorana Klismanic, shefe e Repartit Epidemiologjik në Entin për Shëndet Publik.

Nëpër ambulancën për sëmundje infektive të spitalit në Split deri në fund të vitit të kaluar kaluan 92 persona, të cilat kishin simptoma të ngjashme me ato të gripit të derrave.

Nga 30 mostrat që u dërguan për analizë në Zagreb, prania e virusit H1N1 u konfirmua tek 18 pacientë .

Për shkak të ndalimit të vizitave në spital, sivjet nuk u organizua as takimi tradicional i kryebashkiakut të Splitit, Zeljko Kerum, me foshnjën e parë të lindur në vitin 2011 dhe me nënën e saj.

Në nivel të Kroacisë deri më tani prania e virusit të gripit të derrave është konstatuar tek rreth 100 persona, ndërkohë që një 60-vjeçar raportohet të ketë vdekur nga komplikimet.

Vlerësohet se shifra e të të infektuarve është edhe më e lartë se ajo e raportuara. Njëkohësisht, shtimi i numrit të të infektuarave pritet me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, që fillon më 10 janar. (Nga agjencitë)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›