Varen shtatë trafikantë droge në Iran

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 16:00
Shtatë persona të dënuar për trafikimin e drogës, janë varur dje në Iran.
Mediat shtetërore raportuan se personat, të cilët nuk u identifikuan, u ekzekutuan brenda një burgu në provincën Kermanshah.
Prokurorët thanë se ata ishin dënuar për blerje dhe shpërndarje të narkotikëve.
Irani është ndër vendet me shkallën më të lartë të ekzekutimeve në botë.
Më 1 janar, mediat shtetërore raportuan për ekzekutimin e tetë trafikantëve tjerë të drogës, në qytetin Kom.