Analizë e veprimtarisë dhe zgjedhje të reja në Federatën e Koleksionistëve Shqiptarë
U zhvillua në sallën e Galerisë së Arteve Figurative analiza vjetore e Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë, shoqatë ndër më të vjetrat në Shqipëri, e cila bashkon rreth saj një shumëllojshmëri koleksionistësh të shquar të pullës postare, të monedhave e kartëmonedhave, të librit e veprave të artit, me një anëtarësi që përbëhet në shumicë nga intelektualë të fushave e profesioneve të ndryshme, si inxhinierë, juristë, mësues e profesorë, ushtarakë e artistë etj. Në fjalën e tij, kryetari z. Artan Lame, bëri një përshkrim të veprimtarisë së federatës, arritjeve e mangësive dhe detyrave që dalin për të ardhmen. Në dukje u vu pjesëmarrja e filatelistëve shqiptarë gjatë vitit 2008, në ekspozitat ndërkombëtare të Bukureshtit, Stambollit, Tel Avivit e Cetinjës. Edhe njëherë në këto pjesëmarrje ndërkombëtare u vërejt se filatelia shqiptare është ngritur në nivel cilësor të krahasueshëm me vendet më me traditë në Evropë. U fituan medalje "Argjend i Madh" nga Vasil Xhitomi, "Argjend" nga Ferik Ferra e Niko Xhara dhe "Bronz-Argjend" nga Kristaq Jorgji. Ndërkohë, anëtarësia u vu në dijeni se për vitin 2009, kryesia e federatës ka vendosur filatelistët që do të marrin pjesë me koleksionet e tyre në Ekspozitën Botërore të Filatelisë në Kinë, atë në Portugali dhe Ekspozitën Evropiane në Bullgari.
Me një anëtarësi gjithnjë e në rritje, gjatë debatit u theksua se Federata e Koleksionistëve, ndërsa merr pjesë në veprimtari ndërkombëtare, nuk ka mundësi që të organizojë të tilla në Shqipëri, qoftë edhe ballkanike, sepse i mungojnë mjetet financiare, baza materiale, stendat e ekspozimit, mbështetja, përkrahja dhe interesimi nga institucionet shtetërore, si Ministria e Kulturës dhe Posta Shqiptare. Asnjë shoqatë me anëtarësi si kjo e jona, qoftë në Evropë, apo e marrë si shembull nga vendet e rajonit, nuk i ka mjetet financiare për të bërë ekspozime kombëtare e ndërkombëtare, por i zhvillon ato, sepse mbështetet me mjete nga shteti, ndërkohë që veprimtaria zhvillohet nën patronatin e Presidentit. Ende më shumë gjendjen dhe jetën aktive të federatës e ka ndërlikuar shtesa në ligjin për "Shoqatat me anëtarësi", që e detyron të sillet si person juridik, me detyrime fiskale e ato të sigurimeve shoqërore.
Në kuadrin e ndryshimeve të reja ligjore që u diktohen shoqatave, Asambleja propozoi dhe miratoi përmirësime në nene të statutit, me të cilën organizohet e drejtohet jeta e veprimtaria e Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë. Asambleja zhvilloi zgjedhjet e organeve të saj drejtuese. Për drejtimin e federatës në periudhën e ardhshme katërvjeçare, u zgjodh një kryesi e përbërë nga: Bajram Peçi, Artan Lame, Niko Xharo, Thimi Nika, Edmond Budo, Kristaq Jorgji dhe Lorenc Kaçulini. Kryetar u zgjodh z. Bajram Peçi.