Seman, i shpëtojnë mbytjes tre vëllezër peshkatarë
Tre vëllezër peshkatarë
kanë mundur të shpëtojë
mrekullisht nga mbytja në brigjet
e detit Adriatik në zonën e Semanit,
rreth 22 km larg qendrës së Fierit.
Aleksandër, Miri dhe Eduart
Lulaj, nga fshati Topojë, kanë hyrë
herët në mëngjes rreth orës 05:30
në Seman, për të mbledhur rrjetat
e peshkimit, të cilat i kishin hapur
qysh në orën 03:00 të mëngjesit
të djeshëm. Mësohet se ata kanë
marrë një varkë lundruese me
lopata, por pas një ore në ujërat
e detit varka e tyre rreth 2 metra e
gjatë ka ndryshuar drejtim dhe ka
qenë e pamundur të drejtohej prej
peshkatarëve. Deti me dallgë të
forta e ka tërhequr varkën shumë
metra larg bregut dhe e ka bërë të
pamundur kthimin e saj në breg.
Peshkatarët kanë ndjerë rrezikun
dhe kanë kërkuar ndihmë.
Ndërhyrja: Policia kufitare e
vendosur në zonën e Semanit
ka identifikuar mjetin lundrues
dhe pas sinjalizimit është nisur
për në vendin ku ishte barka e 3
vëllezërve Lulaj. Drejt mjetit lundrues
është nisur një skaf, i cili ka
bërë të mundur tërheqjen e mjetit
në breg. Rreth orës 10:30, pas afro
katër orësh në det, tre vëllezërit:
Aleksandër, Miri dhe Eduart Lulaj,
kanë mundur të dalin shëndoshë e
mirë nga deti Adriatik. Peshkatarët
janë pritur në tokë nga të afërmit,
familjarët, si dhe peshkatarët e
tjerë të zonës, të cilët ishin alarmuar
pas ngjarjes. Deti mësohet se
ka qenë afro 5 ballë dhe sipërfaqja
detare ku tre vëllezërit kishin hyrë
për të peshkuar njihet si një zonë
ku bashkohen mjaft rryma detare.
Mësohet se një prej vëllezërve Lulaj
kishte përvjetorin e datëlindjes
së njërit prej fëmijëve dhe ky ka
qenë shkaku i daljes së tyre në det,
edhe pse dallgët ishin të mëdha.
"Mbajmë familjen duke peshkuar.
Arrijmë të gjuajmë rreth 2 apo
3 kilogramë në ditë. Një pjesë e
gatuajmë në shtëpi dhe shesim
sa për të siguruar bukën e gojës",
është shprehur Miri Lulaj, një prej
tre vëllezërve peshkatarë.
kanë mundur të shpëtojë
mrekullisht nga mbytja në brigjet
e detit Adriatik në zonën e Semanit,
rreth 22 km larg qendrës së Fierit.
Aleksandër, Miri dhe Eduart
Lulaj, nga fshati Topojë, kanë hyrë
herët në mëngjes rreth orës 05:30
në Seman, për të mbledhur rrjetat
e peshkimit, të cilat i kishin hapur
qysh në orën 03:00 të mëngjesit
të djeshëm. Mësohet se ata kanë
marrë një varkë lundruese me
lopata, por pas një ore në ujërat
e detit varka e tyre rreth 2 metra e
gjatë ka ndryshuar drejtim dhe ka
qenë e pamundur të drejtohej prej
peshkatarëve. Deti me dallgë të
forta e ka tërhequr varkën shumë
metra larg bregut dhe e ka bërë të
pamundur kthimin e saj në breg.
Peshkatarët kanë ndjerë rrezikun
dhe kanë kërkuar ndihmë.
Ndërhyrja: Policia kufitare e
vendosur në zonën e Semanit
ka identifikuar mjetin lundrues
dhe pas sinjalizimit është nisur
për në vendin ku ishte barka e 3
vëllezërve Lulaj. Drejt mjetit lundrues
është nisur një skaf, i cili ka
bërë të mundur tërheqjen e mjetit
në breg. Rreth orës 10:30, pas afro
katër orësh në det, tre vëllezërit:
Aleksandër, Miri dhe Eduart Lulaj,
kanë mundur të dalin shëndoshë e
mirë nga deti Adriatik. Peshkatarët
janë pritur në tokë nga të afërmit,
familjarët, si dhe peshkatarët e
tjerë të zonës, të cilët ishin alarmuar
pas ngjarjes. Deti mësohet se
ka qenë afro 5 ballë dhe sipërfaqja
detare ku tre vëllezërit kishin hyrë
për të peshkuar njihet si një zonë
ku bashkohen mjaft rryma detare.
Mësohet se një prej vëllezërve Lulaj
kishte përvjetorin e datëlindjes
së njërit prej fëmijëve dhe ky ka
qenë shkaku i daljes së tyre në det,
edhe pse dallgët ishin të mëdha.
"Mbajmë familjen duke peshkuar.
Arrijmë të gjuajmë rreth 2 apo
3 kilogramë në ditë. Një pjesë e
gatuajmë në shtëpi dhe shesim
sa për të siguruar bukën e gojës",
është shprehur Miri Lulaj, një prej
tre vëllezërve peshkatarë.