Berat, përfundon matrikullimi i dhenve në të gjithë qarkun
Ka përfunduar identifikimi dhe matrikullimi total në krerët e gjedhit në qarkut e Beratit. Në një takim, drejtoria rajonale e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes ndaj konsumatorit të degës Berat, kanë pohuar përfundimin e këtij procesi në rang qarku. Sipas Drejtorit të kësaj drejtorie, Pirro Bica është bërë e ditur se tashmë 12 mijë e 289 krerë gjedhë janë pajisur me pasaportë dhe certifikatë lëvizje.
Ndërsa nga operatorët praktik që morën pjesë në matrikullim, sipas drejtorit Bica prej tyre do të kryhen masat profilaktike si vaksinim, gjurmim të rasteve të sëmundjes të plasjes, tuberkulinizim dhe brucelozës. Po sipas drejtorit Bica, gjatë 6 mujorit e dytë, të këtij viti do të vazhdojë edhe matrikullimi i bagëtive të imta në qarkun e Beratit. Ndërsa do të jetë me përparësi subvencionet në fushën e blegtorisë dhe pikërisht tek gjedhët, bagëtive të imta, në bletë dhe tek krimi I mëndafshit. Për punën e bërë dhe objektivat gjatë këtij viti, në drejtorinë e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes ndaj konsumatorit, Drejtori Pirro Bica gjatë fjalës së tij tha se jemi në parametrat e dëshiruar dhe aktualisht jemi në proces të evidentimit të fermave blegtorale me numër më të madh krerësh nga 10 gjedhë dhe bagëti të imta deri në 50 krerë. Puna e 50 veterinerëve ka qenë tepër vlerësuese nga ana e drejtorisë, e cila ka marrë masa që objektivat për këtë vit ti realizojë në kohë