Analize hetimeve per plagosjen e policit Hyska
Në Prokurorinë e Tiranës është zhvilluar një takim me qëllim zbulimin e atentatit ku mbeti i plagosur efektivi i Policisë Rugore, Naim Hyska. Në takim u bë një analizë e plotë e të gjitha informacioneve të ardhura deri tani lidhur me ecurinë e deritanishme të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bëhet i ditur se rezultati i deritanishëm i hetimeve është se atentati ka ndodhur nga vrasës me pagesë ndaj është shumë i vështirë zbulimi i plotë i ngjarjes. Ndërkaq policia ka një pistë konkrete për zbulimin ngjarjes dhe bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 1998 në Vlorë, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e disa personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale ku si pasoje e shkëmbimit të zjarrit një nga të dyshuarit ka mbetur i vrarë. Aktuktualisht janë shoqëruar dhe marrë në pyetje të gjithë personat që mund të kenë lidhje me ngjarjen e viti 1998 por që më pas janë lënë të lirë për shkak të alibive të tyre.
Policia gjithashtu ka marrë në pyetje edhe disa personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Aktualisht po kryhet procedura e verifikimit të dëshmive të mbledhura deri tani. Ndërkohë policia është duke punuar edhe për identikitin e personit që qëlloi efektivin e Policisë Rrugore, sipas dëshmisë së djalit të tij, i cili ndodhej me të gjatë momentit të atentatit. Naim Hyska u plagos mbrëmjen e së shtunës pranë 21 dhjetorit teksa po udhëtonte me djalin e tij 12-vjeçar në automjetin e tij personal. 46 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak nën kujdesin intensiv të mjekëve. Këta të fundit shprehen optimist për gjendjen e 46 vjeçarit pasi gjendja e tij shëndetësore ka patur qëndrueshmëri pozitive.