Durres djali godet babane me thike
Një 30 vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur babanë e tij me thikë në qafë. Ermir Kapo, 30 vjeç dyshohet si autori i këtij krimi brenda familjes në qytetin e Durrësit, në afërsi të shkollës së muzikës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një nga apartamentet e pallatit 496, pranë shkollës artistike "Jan Kukuzeli" të Durrësit. Nga hetimet e para mësohet se 30-vjeçari, Enis Kapo ka qëlluar me thikë në qafë të atin, Mirjan Kapo, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit. Sipas të njëjtave burime, 30-vjeçari që u largua nga banesa pas krimit është ndaluar nga policia jo shumë larg vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, forcat e policisë po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.