Tritoli drejtoreshes dyshohen maturantet
Nje dite pas atentatit ndaj makines se drejtoreshes se shkolles se mesme te pergjithshme Qemal Ataturku te Vlores policia ende nuk ka asnje te ndaluar per ngjarjen. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyren dhe atentati te jete hakmarrje per provimet e Matures Shteterore. Per kete ngjarje policia ka mundur te shoqeroje kater te rinj qe njihen si nxenes problematike ne shkollen qe drejton Nexhmie Xhuveli por pas marrjes ne pyetje jane lene te lire. Nderkohe e demtuara eshte shprehur se nuk arrij ta besoj se me kane vene tritol ne makine. Deri me tani policia nuk ka marre asnje mase per kete ngjarje te rende qe me ndodhi mua si drejtoreshe e nje shkolle te mesme publike. Deri me sot nuk i kam bere kurre keq askujt dhe sdi si ta shpjegoj kete qe me ndodhi tha Xhuveli. Nderkohe policia vazhdon hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve te ngjarjes.