E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizojnë gjenialitetin e Messit

Shkencëtarët po mundohen ta analizojnë gjenialitetin e Lionel Messi. Ata po mundohen të nxjerrin sa më shumë informata rreth asaj se çka e veçon yllin argjentinas nga lojtarët tjerë. Shkencëtarët besojnë se futbollistët me aftësi të rralla kanë bekim natyral me ndjenja të shtuara, sikurse miti i famshëm i “ndjenjës së gjashtë”.

Shkencëtarët janë duke u munduar ta shpjegojnë gjenialitetin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi. Ata po mundohen të nxjerrin sa më shumë informata nga lëvizjet dhe aftësitë që i posedon sulmuesi argjentinas, i cili është i veçantë nga çdo lojtar tjetër.

Aftësitë e mahnitshme të futbollistit më të mirë në botë mund të jenë rezultat i marrjes së më tepër informacioneve në një moment të vetëm sesa cilido futbollist tjetër, thonë hulumtuesit. "Ne ishim të interesuar për përcaktimin e mekanizmave të paraqitjeve eksperte në sport", thotë për uefa.com profesori Norbert Hagemann nga Universiteti i Kasselit.

"Futbollistët janë aktivë në një fushë të madhe të lojës dhe kanë një vështrim të penguar nga prania e shumë lojtarëve në fushë, por ne besojmë se ata më të mirët mund të luajnë edhe me më tepër njerëz në fushë”, shtoi ai.

Por, Messi nuk është se vetëm vështron në fushën e lojës. Si një vëzhgues i shquar, ai thith më shumë informacione sesa futbollistët tjerë në lojë. Duke e quajtur “kohë më e gjatë e caktuar”, shkenctarët besojnë se futbollistët me aftësi të rralla kanë bekim natyral me ndjenja të shtuara, sikurse miti i famshëm i “ndjenjës së gjashtë”.

Ata e kanë zbuluar këtë duke ua treguar futbollistëve amatorë disa situata të ndryshme në fushë dhe morën opinionin e tyre për to. Megjithatë, aftësia për të parë në tepër në çdo situatë është çështje e talentit të rrallë. Këtu luan rol edhe përvoja. Futbollistët mund t'i mësojnë lëvizjet dhe ta kuptojnë lojën duke e mësuar bazën e saj.

“Futbollistët më pak të aftë duhet ta mësojnë strukturën e lojës, lëvizjet dhe gjërat e tilla. Ata duhet ta ndërtojnë bazën e njohurisë, e cila i ndihmon të zbulojnë informata relevante në situata të ndryshme. Kurse futbollistët si Messi janë vendimarrës të shkëlqyeshëm. Ata janë në gjendje t'i zgjidhin problemet komplekse në mënyrën më të mirë të mundshme”, vazhdoi profesor Hagemann.

Deri më tani, gjatë këtij sezoni në La Liga, Messi ka zhvilluar 21 ndeshje dhe shënoi 23 gola, një më pak se Cristiano Ronaldo. Por, argjentinasi ka hyrë në histori duke barazuar legjendën Michel Platini si tre herë me radhë fitues i çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Në të kaluarën ishin bërë teste të performancave edhe me yllin e Real Madridit, Ronaldo, për ta zbuluar se çka e bën atë që të jetë futbollist më i mirë se të tjerët në planet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›