E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastasi: Respektimi i Kushtetutes, i rendesishem

“Ceshtja e njohjes se kushtetutes eshte shume e rendesishme, pasi mbi kushtetuten ngrihet dhe ndertohet shteti i se drejtes dhe duhet te mesohet si te lexohet”. Me kete koment e ka nisur biseden konstitucionalistja Aurela Anastasi ne emisionin “Shqip”.

Sipas saj, kur Kushtetuta hartohet dhe Kushtetuta ndryshon jane dy ceshtje shume specifike. “Edhe vete Kushtetuta ka menduar se si te jete e prekshme nga publiku. Nuk eshte me ajo Kushtetute si nje progam politik ne duart e pushtetit per te propaganduar programin e tyre. Cdo qytetar duhet ta kete te qarte se respektimi i Kushtetutes eshte i rendesishem”, vijoi konstitucionalistja, sipas se ciles, Kushtetuta ka parashikuar qe dispozitat e saj te zbatohen drejteperdrejte.

“Cdo qytetar qe e lexon duhet te shikoje nese e drejta e tij eshte cenuar nga Kushtetuta apo eshte e nje e drejte per te cilen Kushtetuta i referohet ligjit. Proceset e njohjes se kushtetutes duhet te jene te vazhdueshme dhe te realizohen ne kohen e hartimit e ndryshimit. Nje nga metodat per te bere kete eshte media por, organet shteterore duhet t’i ofrojne mjete medias per ta bere te njohur Kushtetuten”, nenvizoi Anastasi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›