E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga drejt masivitetit

Ishte vetem 9 vjec kur provoi per here te pare drogen, prej se ciles nuk mundi te shkeputej as 11 vite me pas.

Ai dhe vellai i tij 11 vjecar, i cili vdiq disa vite me pas nga overdoza, vinin nga nje familje normale, qe jetonte ne qender te Tiranes.

Te dy vellezerit  shoqeroheshin me nje grup te rinjsh, qe ishin jo vetem konsumatore te heroines, por edhe disa vite me te medhenj se ata.

“E ka filluar drogen qe 9 vjec, i vellai 11, dhe edhe sot drogohet. E ka nisur me drogat e lehta, eshte joshur dhe pastaj me shoket filloi me drogat e renda dhe tani nuk po del dot. Ai ka mbetur i pazhvilluar, eshte braktisur nga familja dhe nga shoqeria”, tregon Memo Boci, kryetar i shoqates “Aksion Plus”.

Por kjo nuk eshte nje histori e vetme ne realitetin shqiptar. Shume prinder detyrohen jo vetem te blejne drogen per femijet e tyre por edhe t’ua injektojne ate ne kushtet e presionit apo mungeses se nje alternative tjeter.

“Ka prinder qe ne mes te nates kane marre ne telefon shperndaresit duke marre drogen per femijet e tyre”, deklaron specialisti Genc Mucollari.

Doktor Zihni Sulaj, shefi i pavionit te toksikologjise, tha se vitet e fundit eshte rritur ndjeshem numri i perdoruesve ne qytete te vegjel si Gramshi, Burreli dhe Laci.

85 % e te droguarve perdorin polisubstanca te cilat sjellin te tjera komplikacione, kryesisht kombinojne heroinen me lende te tjera, nderkohe qe ne fshatra ka filluar perdorimi ne mase i marijuanes.

Shoqatat qe operojne ne kete fushe japin alarmin e uljes se moshes se perdoruesve. “Ka nje tendence qe ne vend te filloje droga ne moshen 14-15 vjec, ka raste kur kane filluar qe 9 vjec.

Ne gjimnaze eshte shume e perhapur, por edhe ne 8 vjecare nuk eshte pa gje”, shton Boci. Gjate nje viti ne Spitalin Ushtarak jane vizituar 2300 persona, kryesisht te moshes 19 deri 35 vjec.

Por pjesa e te rinjve, te cilet sapo e kane nisur drogen, kerkojne ndihmen e mjekeve pas 4 ose pese vitesh kur duket se kane hyre ne nje rruge pa kthim. Profesor Sulaj thote se gjate ketyre viteve eshte shtuar numri i femrave qe perdorin droge.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›