E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Kushtetuta kerkon nje qeverisje te mire

Ish-kryetari i Partise Republikane, Sabri Godo ka deklaruar se dokumenti themeltar i shtetit qe te jete sa me efikas duhet te shoqerohet me nje qeverisje te mire.

“Komisioni i Venecias ka thene se Kushtetuta shqiptare eshte me e mira ne vendet e lindjes. Megjithate, ajo nuk eshte gjithcka. Mund te kesh nje kushtetute te mire dhe nje qeverisje te keqe. Kushtetuta ka efekt ne nje vend me demokraci dhe institucione te konsoliduara. Keshtu mund te kete edhe nje qeverisje te mbare”, ka pohuar Godo ne emisionin “Shqip” ne TCH.

Duke e vene theksin tek ndryshimet e saj, hartuesi i Kushtetutes shqiptare ka nenvizuar se ajo eshte miratuar me referendum dhe nuk mund te ndryshohet aq lehte nga politika.

“Kushtetuta eshte nje marreveshje qytetare per qeverisjen e perbashket, ka detyrime dhe te drejta”, ka saktesuar Godo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›