E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anbeta shpëton Karmenin

 

U quajt si elementi më i bukur në një ambjent të zymtë. Mbrëmjen e 25 korrikut u shfaq në “Sferisterio Opera Festival 2008” në Macerata, opera “Carmen” e Bizet, firmosur nga Dante Ferretti. Pikërisht shfaqja e fituesit të dy çmimeve Oscar është përkufizuar nga kritika italiane “më e zhveshur nuk bëhet”. Një vepër e sjellë në vitet ’30, neorealiste e konsideruar si shumë gri “ku dashuria, jeta dhe vdekja kombinohen me një vërtetësi natyrale”. Nga skena në skenë, skenografia boshatisej gjithnjë e më shumë, duke mbetur në fund tërësisht e zhveshur.

Në këtë atmosferë të zymtë, është shquar kostuografia dhe koreografia. “Ndoshta tepër të bukura u shfaqën kostumet në baletin mes tangove herë të lehta e herë frenetike, ku interpretonte Anbeta Toromani dhe balerinët e zotë të trupës së baletit “Fabula saltika”, me koreografinë e George Iancut, në tavernën e Lillas Pastia”. Sa i përket interpretimit operistik, u cilësua si një vepër mesatare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›