Odise Roshi, gol në fitoren FSV Frankfurtit ndaj Dresdenit
TIRANE-Nuk është aktivizuar që nga fillimi, por 10 minuta pasi ka hyrë në fushën e lojës, mesfushori i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka shënuar për skuadrën e tij ku aktivizohet në Bundesliga 2, FSV Frankfurt.
Roshi ka hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 74-t, ndërsa në minutën e 84-t ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, duke vulosur fitoren e Frankfurtin kundër Dresdenit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1. Ndërsa Edmond Kapllani është aktivizuar për 90 minuta, duke treguar edhe ai formë të mirë, pavarësisht se nuk ka shënuar. Ka qenë goli i tretë për Roshin këtë sezon, ndërsa Kapllani ka realizuar 9 gola. Fitorja e fundit e FSV Frankfurtit e fut sërish këtë ekip në “vallen” e “play-off”-it, pasi është vetëm 2 pikë larg Kaiserslauternit.
(d.b/BalkanWeb)