Ançeloti, Benitez dhe Venger, zëvendësit e Murinjos
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë një listë të shkurtër të kandidatëve të cilët mund ta zëvëndësojnë Zhoze Murinjon në rast të largimit të portugezit në qershorin e vitit të ardhshëm. Florentino e konsideroi nënshkrimin me Murinjon si vendimin më të mirë në karrierën e tij, por mediat spanjolle shkruajnë se Florentino Perez është i frikësuar se Murinjo do të largohet në fund të sezonit, pasi ishte portugezi që i premtoi edhe presidentit të Interit, Masimo Morati, një qëndrim afatgjatë te Interi, një gjë që nuk ndodhi pasi Murinjo e la Interin pas dy vitesh qëndrimi. Dhe, Florentino Perez nuk dëshiron ta përjetojë krizën të cilën është duke e shijuar Interi për momentin dhe për këtë arsye ka përpiluar një listë të trajnerëve zëvëndësues të Murinjos. Lista konsiston nga strategë si Karlo Ançeloti që është në krye, Arsen Venger dhe Rafa Benitez.