E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar: Tani dua Pujolin përballë

Sulmuesi i Santosit, Nejmar, është i kënaqur me golin e shënuar për kualifikimin e klubit brazilian në finale të Kupës së Botës për Klube, ku do të ndeshjet me Barcelonën për kurorën e skuadrës më të mirë në planet. “Unë në fillim doja të gjuaja, por më pas e pashë mbrojtësin, kështu vendosa ndryshe dhe në fund shënova. Është e komplikuar të humbasësh ndeshjen e parë, ashtu siç na ndodhi vitin e kaluar.Sa herë luan Barça të gjithë e shikojnë, kjo pasi është ekipi më i mirë në botë. Pujol për mua është mbrojtësi më i mirë në futboll. Unë kam luajtur me të në videolojëra. Do të jetë nder të përballem me të”, theksoi Nejmar. Talenti brazilian është lojtari tek i cili skuadra e Santosit ka varur shpresat për një triumf të mundshëm. Santosi do të ndeshet me katalanasit të dielën në orën 13:00 në Tokjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›