Barcelona i bashkohet Santosit, i vjen radha duelit Mesi-Nejmar!
Katalanasit mposhtin pa vështirësi 4-0, kampionët e Azisë, Al Sadin
Barcelona i bashkohet Santosit në finale e madhe të Botërorit të Klubeve. Skuadra katalanase ka pasur praktikisht një ndeshje stërvitore ndaj formacioni nga Katari, Al Sad. Në një stadium të mbushhur plot, Guardiola nuk i sforcon shumë djemtë e tij, duke ruuajtur energji të vlefshme për ndeshjen kundër Santosit. Adriano do të çelë serinë e golave, kur në minutën e 25-të, mbrojtësi e ul me këmbë te portieri, që nuk mund ta kontrollojë me dorë topi dhe në tentativvë për ta larguar, e përplas te Adriano. Lajmi i keq do të vijë në minutën e 34-ët. Injesta do të godasë nga jashtë zonës, grushton portieri i Al Sad dhe David Vija shënon, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje. Në aksionin pasardhës, Vija do të kërkojë të kontrollojë një top, por do të përfundojë në një “sanduiç” mes dy mbrojtësve dhe do të dëmtohet. Sançez do të zërë vendin e tij në fuushë. Sidoqoftë, Barça ka ndërmend që ta vulosë sfidën që në 45 minutat e para. Është sërish Adriano ai që nderon të tijtë. Në minutën e 43-të, Barcelona bën një kombinim shumë të mirë dhe Adriano del në pozicion gjuatjeje dhe mposht portierin, që ka pjesën e tij të fajit. Me këtë rezultat do të mbyylet pjesa e parë e lojës. E dyta do të nisë si e para, katalanasit kontrollohjnë gjithçka, madje në këtë fraksion janë më të rrezikshëm, ndonëse do të shënojnë vetëm dy herë me anë të Sejdu Keitas, që merr një asisit të mrekullueshëm nga Mesi, dhe me anë të Maksuell, që e gjen sërish të papërgatitur gardianin e kampionëve të Azisë. Përfundimisht 4-0 dhe Barcelona do të gjejë në finalen e madhe të së dielës Santosin për një duel që premton spektakël.