E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago Silva: Dua të rri te Milani deri më 2020

Mbrojtësi i Milanit, Tiago Silva e ka bërë të qartë se ai nuk po mendon për t’u larguar nga kuqezinjtë dhe ka zbuluar se ai dëshiron të qëndrojë te klubi aktual edhe për shumë vite të tjera. “Unë dua të mbes këtu deri në fund të kontratës që skadon në vitin 2016 dhe më pas dua të rinovoj edhe për katër vite të tjera. Shpresoj që Adriano Galiani ta lexojë këtë deklaratë dhe të dijë se çfarë të bëjë më tutje”, tha Tiago Silva.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›