Boateng: Të shënosh, njësoj si të bësh seks!
Mesfushori i Milanit, që shoqërohet prej disa kohësh me Melisa Satën, ndjehet në top formë dhe shpreson të bëjë një sezon të madh
“Të shënosh është shumë bukur, kur bëj gol luaj mendsh, është një emocion shumë i fortë, njësoj sikur të bësh seks, është një moment unik”. Dhe nëse e thotë Kevin Princ Boateng, që është kapur shpeshherë nëpër lokalet e Milanos në shoqërinë e Melisa Satas, është për t’u besuar. Pastaj, kush e di se çfarë aludon mesfushori ganez, i intervistuar nga Milan Channel, kur vetëquhet “eksploziv”. Mbase për lumturinë e tij pas golit, apo mbase jo!
Nuk kanë shkuar pa rënë në sy blicet e fundit publike të Boateng së bashku me shoëgirl-in sard. Rasti i fundit në Forum të Assagos, në koncertin e Rihanna-s. Por ganezi e mbyll thuajse menjëherë metaforën gol-seks dhe lëshohet në një klasifikim brilant. Për fitoret e tij feminile? Jo, sigurisht që jo. Kthehet të flasë për futbollin. “Goli ndaj Bates meriton notën 8.5, i pari ndaj Leçes notën 7, për atë ndaj Barcelonës i bëj dhuratë një 10 të bukur. Nuk dua të dukem si njeri jo modest, por ishte vërtet një gol i madh – i bën qejfin vetes Kevin Princ Boateng -. Dua të shënoj 15 gola, nuk është e lehtë, por këtë vit po luajmë më mirë. Njihemi më shumë me njëri-tjetrin dhe kemi më shumë sinkroni në lëvizje,” deklaron mesfushori potent i Milanit.
Egërsia e Tevezit
Te Milani i Alegrit, Boateng është një ingranazh thelbësor që harmonizon makinën e golit kuqezi. I lodhur? “Kemi ended y ndeshje dhe pastaj do të mund të pushok”, saktëson trekuartisti afrikan, që përshëndet me këtë rast edhe mbërritjen e mundshme të Karlitos Tevezit në Milano: “Më pëlqen shumë si futbollist. Është kaq i egër dhe i vendosur. Sulmon mbrojtësin dhe realizon shumë gola. Pastaj mbron shumë mirë, është lojtari perfekt për ne. Milani nuk ka përse të kopjojë stilin e lojës të Barcelonës, ne jemi shumë të fortë, duhet vetëm që ta nënshtrojmë kundërshtarin me stilin tonë të lojës”.
Kombëtarja
Boateng nuk harron, sidoqoftë, origjinën e tij dhe kthehet në vendimin e tij të fundit për të braktisur kombëtaren ganeze. “Është një situatë aspak e lehtë. Familja ime nuk e ka kuptuar këtë vendim, por dua që të respektohet. Në jetë kam bërë gjashtë operacione në gju dhe shumë dëmtime. Kam mbërritur te Milani ku luaj për objektiva të mëdhenj si titulli dhe Champions. Dua të jem në formë”.
Shorti
Përsa i përket Champions League, një sy të shpejtë edhe në 1/8 e finaleve që janë në program nesër. Boateng nuk ka frikë nga askush. “Të gjitha janë ndeshje të vështira, mund të na bjerë edhe Real Madridi apo Bajern Mynihu. Më pëlqen që të luaj kundër skuadrave të mëdha dhe të tregojmë sesa vlejmë”. E kush e di, nëse turneu do t’i rezervojë të tjera “emocione të rralla” Kevin Princit.